Bota Erdogan: Më telefonojnë dhe më thonë ‘mbylli kufijtë’. Unë u them atyre:...

Erdogan: Më telefonojnë dhe më thonë ‘mbylli kufijtë’. Unë u them atyre: ‘më vonë’

Turqia nuk do të mbyllë kufijtë e saj me BE për refugjatët sirianë, tha Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Më telefonojnë dhe më thonë ‘mbylli kufijtë’. Unë u them atyre: ‘më vonë’. Perëndimi duhet të ndajë barrën e përgjegjësisë për refugjatët. Sot do të kem një takim me Kryeministrin e Bullgarisë, nesër do të takohem me Merkel. 4-5 samitet mbi Sirinë janë në rendin e ditës”, tha Erdogan, duke folur në Ankara.

Turqia, pasi u rëndua situata në Idlib, tha që nuk mund të përmbajë më valën e refugjatëve dhe hapi kufijtë e saj me BE, ku janë drejtuar me mijëra.

Në tre ditë, Greqia regjistroi rreth 20,000 përpjekje për të kaluar kufirin, ku janë vendosur qindra policë dhe ushtarë.