Bota Fauci: Nëse rrisim vaksinimet dalim nga pandemia vitin tjetër

Fauci: Nëse rrisim vaksinimet dalim nga pandemia vitin tjetër

Imunologu amerikan, Anthony Fauci nuk përjashton mundësinë e uljes së nivelit të pandemisë së koronavirusit nga gjendja aktuale e jashtëzakonshme në një gjendje endemike në SHBA vitin e ardhshëm, nëse vaksinimi rritet dhe të imunizuarit marrin doza përforcuese.

Për Faucin ”mbi 70 për qind e amerikanëve të rritur janë plotësisht të vaksinuar dhe nëse popullsia do të vazhdojë të vaksinohet dhe nëse qeveria do të ketë në dispozicion për të gjithë doza përforcuese, atëherë koronavirusi mund të jetë nën kontroll në vend deri në pranverën e vitit 2022”.

”Për mendimin tim, nëse duam që ajo të bëhet endemike, duhet të ulim infeksionin në një nivel sa ai  të mos ketë një ndikim në shoqëri, në jetën e përditshme dhe në ekonomi”, shtoi ai.

“Njerëzit do të vazhdojnë të infektohen, mund të shtrohen edhe në spitale, por niveli do të ishte aq i ulët sa nuk do ta mendojmë vazhdimisht”, shtoi ai.