Aktualitet Fetie Kasaj rrëfen dramën familjare: Im bir nuk ka asnjë lidhje me...

Fetie Kasaj rrëfen dramën familjare: Im bir nuk ka asnjë lidhje me të atin

E ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, ish-kampionia e peshëngritjes Fetie Kasaj, tashmë oficere e policisë, rrëfeu për herë të parë një pjesë të jetës së saj private, që pakkush e di. Kasaj tregoi se disa vite më parë, është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe kjo ka qenë një prej periudhave më të vështira të jetës së saj.

“Unë mundohem t’i rri sa më larg dhe djali nuk ka asnjë komunikim me të.”- u shpreh ajo, duke shpjeguar se kujdeset që i biri në moshë të mitur të mos e vuajë një gjë të tillë.

“Në raste ditëlindjesh apo festash, i dërgoj dhurata nga ana e babait Rohanit dhe i them që i ka nga i ati.”- rrëfeu e prekur Kasaj.

Ndër të tjera, ish-kampionia e peshëngritjes tregoi edhe për profesionin e saj të ri si oficere e policisë, si dhe për dëshirën për t’ju rikthyer sportit. “Nuk dua asgjë, vetëm të kthej kohën pas dhe të jem sërish pjesë e sportit. Po vdes nga dëshira për t’u rikthyer, por po pres që të ketë disa përmirësime.”- u shpreh ajo gati për t’u përlotur, duke shtuar se edhe sot vijon të stërvitet ashtu si më parë.