Aktualitet FOTO: Ambasadori Lu me djalin e tij “inauguron” sheshin “Skënderbej”

FOTO: Ambasadori Lu me djalin e tij “inauguron” sheshin “Skënderbej”

Vetëm një ditë pas hapjes për këmbësorët, sheshi “Skënderbej” ka pasur edhe një vizitor special.

Ambasadori amerikan bashkë me djalin e tij kanë shëtitur në të gjithë hapësirën e sheshit.

Diplomati amerikan u ndal tek maketi ku është prezantuar projekti i sheshit “Skënderbej”, e më pas vizitoi pjesët e ndryshme të këtij sheshi, si lulishtet, shatërvanët, parkimi nëntokësor.

Ambasadori Lu duket se është i dashuruar me Tiranën, pasi ai është dhe një nga vizitorët më të shpeshtë edhe të Pazarit të Ri, i cili është transformuar në një nga hapësirat më të bukura dhe tërheqëse duke shërbyer edhe si një kartolinë për turistët e huaj.