Kryesore Gjykata e Lartë lë në arrest shtëpie Sali Berishën

Gjykata e Lartë lë në arrest shtëpie Sali Berishën

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO.

Berisha do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Berisha është me masë sigurie arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.