Aktualitet Gjykata jep nesër masën e sigurisë për rusët e Gramshit, tri veprat...

Gjykata jep nesër masën e sigurisë për rusët e Gramshit, tri veprat penale për të cilat akuzohen

Dy shtetasit rus dhe një ukrainas që u arrestuan 3 ditë më parë në bazën ushtarake të Gramshit dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për t’ju caktuar masa e sigurisë.

Ditën e sotme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

Kjo e fundit e ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.