Aktualitet Goditja e policëve në Elbasan, i pafajshëm Suel Çela, dënohen Bekteshi dhe...

Goditja e policëve në Elbasan, i pafajshëm Suel Çela, dënohen Bekteshi dhe Xhaferri

Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.

Sipas gjykatës, në “Audin” që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun agroushqimor në Elbasan.

Prova e gjetur në automjetin “Audi”, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela.