Sport Hansi Flick, trajneri i momentit, ka më shumë trofe se ndeshje të...

Hansi Flick, trajneri i momentit, ka më shumë trofe se ndeshje të humbura

Më shumë tituj sesa humbje. Në nëntor të vitit 2019, askush nuk e mendonte që Hansi Flick do të qëndronte te Bayern Munich dhe do të fitonte çdo trofe të mundshëm. Skuadra bavareze ka hyrë në historinë e futbollit, pas fitores në finalen e Kupës së Botës për Klube të enjten (1-0) ndaj Tigres, duke u bërë klubi i dytë që fiton gjashtë trofe në një sezon: Bundesliga, DFB Pokal, Champions League, Superkupa e Gjermanisë, Superkupa e Europës, Kupa Botërore e Klubeve.

Menaxheri, i cili mori frenat e bavarezëve në nëntor 2019, e udhëhoqi ekipin në 68 ndeshje me 58 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje. Ekipi i tij ka shënuar 210 gola, me një mesatare të golave më shumë se tre për ndeshje. Dhe të mendosh se kur ai mori skuadrën, Bayern renditej i katërti në renditjen e Bundesliga, pasi humbi 5-1 nga Eintracht Frankfurt. “Ne duam të jemi skuadra më e suksesshme që ka pasur Bayern Munich”, pati thënë ai pas ndeshjes.

Në fund të fundit, ai filloi nga një pozicion i favorshëm: ndihmësi i trajnerit Joachim Löw për tetë vjet, ai ndau një aventurë të gjatë me lojtarë si Muller dhe Boateng vetë, duke arritur kulmin në Kupën e Botës të fituar në 2014. Për Flick ka një detaj në favor të tij: ka luajtur për Bayern për pesë vjet. Dhe duke pasur përvojë si ndihmës i Kovac në sezonin e parë të suksesshëm. Ai e njeh klubin, ai e di se si është të luash për Bayern, ai di se si të merret me presionin. Në fund të fundit Flick ka pushtuar ata që kanë rëndësi: menaxhimi dhe thelbi i fortë i dhomës së zhveshjes.