Sport Inter, mbrëmja perfekte: 4-0 ndaj Plzen, kualifikim dhe rikthimi me gol i...

Inter, mbrëmja perfekte: 4-0 ndaj Plzen, kualifikim dhe rikthimi me gol i Lukakut

Duhej fitorja dhe u arrit. Inter fiton 4-0 ndaj Viktoria Plzen dhe e bën të pavlefshme lidhur me kualifimin ndeshjen mes Barcelonës dhe Bayernit duke u kualifikuar në fazën e 1/16 të UEFA Champions League.

Skuadra milaneze formalizon kualifikimin me një fitore të lehtë kundër kamionëve të Çekisë, Viktoria Plzen.  Mkhitaryan shënoi golin e parë të ndeshjes me kokë pas një gjesti teknik për t’u lavdëruar nga Edin Dzeko.

Kaq mjaftoi që “San Siro” i tejmbushur dhe në krahët e entuziazmit të shtynte skuadrën drejt golit të dytë që e gjeti Edin Dzeko. Më i qetë Simone Inzaghi në pankinë dhe lojtarët në fushë që menaxhuan me mjeshtëri fitoren ndërsa Mkhitaryan për pak sa nuk gjeti edhe të tretin pasi e stampoi topin në shtyllë. Ishte mbrëmja e Edin Dzekos që shënoi edhe të dytin personal ndërsa 5 minuta nga fundi Romelu Lukaku u rikthye me gol pas rreth dy muajve mungesë.

Rreth 20 minuta për Kristjan Asllanin në këtë ndeshje ku zuri vendin e Hakan Calhanoglu. Sukses që e ngjit Interin në kuotën e 10 pikëve me sigurinë matematike të biletës së fazës tjetër, pavarësisht rezultatit të ndeshjes Barcelona-Bayern Munchen.