Bota Italia redukton karantinën në 10 ditë. Ministri i Shëndetësisë: Stop festave, edhe...

Italia redukton karantinën në 10 ditë. Ministri i Shëndetësisë: Stop festave, edhe në shtëpi

Komiteti Teknik dhe Shkencor (CTS) italian, organ që këshillon qeverinë italiane në luftën kundër epidemisë së COVID-19, propozoi masa për lehtësimi e protokollit shëndetësor, si ai i reduktimit të karantinës në 10 ditë.

Deri tani, në rast të testimit pozitiv apo kontaktit të ngushtë me një person të testuar pozitiv, rregulli ishte vendosja në karantinë për 14 ditë dhe dy teste negative për të mundur të konsiderohesh plotësisht i shëruar.

Tashmë karantina, sipas propozimit të CTS, do të jetë 10 ditë, ndërkohë që vetëm një test do të jetë i mjaftueshëm për të vendosur nëse një person është i shëruar, sipas një komunikate të CTS.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për të sëmurët asimptomatikë, ndërkohë që personat që kanë zhvilluar simptoma do t’u nënshtrohen të njëjtave dispozita në rast se nuk kanë paraqitur simptoma në tre ditët e fundit.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza theksoi pas një takimi me anëtarët e CTS, se ai gjithashtu do t’i propozojë qeverisë ndalimin e të gjitha festave, publike ose private në shtëpi. Një masë kjo që lënë shumë vëzhgues të hapur, sepse ndërhyn drejtpërdrejt në jetën private të qytetarëve.

Roma parashikon gjithashtu të ndalojë aktivitetet sportive të amatorëve, si futbolli apo basketbolli mes miqsh.

Qeveria italian ka vendosur për momenti mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha rrethanat dhe vendet jashtë shtëpisë dhe ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së COVID-19 deri më 31 janar.