Bota Izraeli përgatitet për luftë të gjatë, komandanti i ushtrisë: Çmimi që do...

Izraeli përgatitet për luftë të gjatë, komandanti i ushtrisë: Çmimi që do të paguajmë është i lartë, por do të fitojmë

Ushtria izraelite po përgatitet që të luftojë gjatë. Lajmin e pohoi shefi i ushtrisë vendase, i cili tha se po i përgjigjet Hamasit, drejtpërdrejtë, ndonëse i quajti krime monstruoze ato që luftëtarët e Hamas po bëjnë, që është veç vrasjes, edhe rrëmbimi i grave dhe fëmijëve.

“Shteti i Izraelit dhe ushtria tashmë po përgjigjen sulmeve kriminale dhe të pamëshirshme të Hamasit. Hyrja e terroristëve deri tek shtëpitë private të civilëve dhe marrja peng e grave dhe fëmijëve, është terrorizëm i tmerrshëm dhe në kufijtë e ekstremitetit. Ne do vazhdojmë të përgjigjemi. E di që këto 2 ditë kanë qenë shumë të vështira.

Çmimi që po paguajmë është i lartë. E di që keni shumë pyetje. Por e rëndësishmja është që ne e dimë sesi do përgjigjemi, edhe ushtarakisht dhe e dimë si do ti zgjidhim problemet. Ne kemi civilë, forca të sigurisë, ushtarë tanë të vrarë, të plagosur e të tjerë tashmë në dorë të armikut. Kjo është koha për luftë, jo për një operacion, jo për një raund por koha për luftë.

Dhe në këtë luftë, Izraeli është i fortë, do të veprojnë me këmbëngulje dhe do të fitojë, dhe do të realizojë qëllimet. Për ne, e ardhmja është e qartë, jemi përgatitur të luftojmë për gjatë”, deklaroi Herzi Halevi, shefi i ushtrisë izraelite.

Herzi Halevi, shefi i ushtrisë izraelite