Ekonomi Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve ka mbledhur një shumë marramendëse për procesin e rindërtimit në Shqipëri, duke kaluar të gjitha pritshmëritë.

Kështu, janë mbledhur në Bruksel plot 1.15 miliardë euro në formë grantesh, huash dhe projektesh, duke thyer një rekord, pasi dëmet e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019 arrinin në rreth 1 miliard euro.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshme. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju“, tha Olivér Várhelyi.

Ja sa dhuruan secili prej shteteve

Franca jep 60 mln euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milion euro do ti investojë përmes projekteve të ndryshme.

Suedia do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.

Danimarka do të japë 2 milion euro për rindërtimin.

Polonia do të japë 2.7 milion euro për rindërtimin.

Greqia do të japë 2.5 milion euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore.

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Finlanda jep 300 mijë euro.

Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.

Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin

Bullgaria jep 100 mijë euro për rindërtimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.

Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.

Rumania jep 2 milion lei.

Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.

Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht, por nuk dha shifër.

Malta premton ndihmë financiare, por nuk dha shifër.

Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.

Serbia jep 2 milion euro

Irlanda premtoi ndihmë, por nuk dha shifër.

Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.

Spanja, 25 mijë euro.

Kosova jep 200 mijë euro grante.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.

Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.

Suedia do të dhurojë 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.

Kroacia jep 1 milionë euro për shëndetësinë

KE jep 100 milionë euro, përveç 15 milionë

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milion euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e mjedisit të biznesit.

Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 mln euro kredi.

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milion euro.

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.

Zvicra jep 9 milion euro grante.

Katari jep 5 milion dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

SHBA do të japë 5 milion dollarë.

Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.

Azerbajxhani jep 500 mijë euro.

Koreja e Jugut jep 300 mijë dollarë amerikanë.

Lijtenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.

Norvegjia jep 21 mln korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Algjeria jep 50 mijë euro.

Brunei jep 50 mijë dollarë.

UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.