Aktualitet Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Athinë 29-vjeçari shqiptar

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Athinë 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga Interpol. B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel, akuzohej se ka rrëmbyer një person dhe i ka kërkuar para për ta liruar.

Pas arrestimit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt vendit Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur kundër tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet: B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.