Shëndet Këto janë pesë ushqimet më të mira për trurin

Këto janë pesë ushqimet më të mira për trurin

Një specialist amerikan ka renditur pesë ushqimet që të moshuarit duhet të shtojnë çdo ditë në pjatat e tyre për të mbrojtur trurin e tyre për një afat të gjatë. Lajm i mirë, këto ushqime gjenden lehtësisht dhe pak prej tyre kërkojnë gatim!

Çokollata e zezë– Me kusht që të përmbajë të paktën 70% kakao, çokollata e zezë është e shkëlqyer për të moshuarit, falë përbërjes me flavanole dhe antioksidantë, të vlefshme kundër plakjes së qelizave.

Çokollata gjithashtu përmban fibra që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në tru dhe parandalimin e rënies njohëse.

Manaferrat- Boronicat, manaferrat, luleshtrydhet dhe mjedrat, të gjitha këto fruta të vogla shumëngjyrëshe duhen konsumuar çdo ditë, në masën gjysmë filxhani, sipas këtij specialisti. Polifenolet dhe vitaminat (veçanërisht vitamina E) që përmbajnë i bëjnë ato aleatë të vërtetë të rinisë.  Ngrënia e manave mund të zvogëlojë simptomat e ankthit dhe të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Perime me gjethe jeshile- Konsumimi i perimeve me gjethe jeshile të tilla si lakrat, spinaqi, brokoli, çdo ditë redukton stresin dhe vepron si një anti-inflamator. Ato përmbajnë gjithashtu një vitaminë të vlefshme B9 ose acid folik.

Ushqimet e fermentuara- Për të stimuluar pozitivisht boshtin e famshëm “tru-zorrë”, ushqimet e fermentuara  janë të gjitha të mira. Kur hamë ushqime të fermentuara dhe përmirësojmë shëndetin e zorrëve, ne gjithashtu mund të përmirësojmë funksionin tonë njohës. Kur vjen dimri, ato vijnë në kohën e duhur: duke forcuar florën e zorrëve, ato forcojnë edhe sistemin tonë imunitar.

Shafrani i Indisë- Kurkumini (pigmenti që i jep ngjyrën e verdhë shafranit) ka shumë veti: reduktim të stresit, veprim antiinflamator, por edhe kontroll të diabetit dhe kolesterolit. Prandaj, shafrani i Indisë është një erëz e zgjedhur për të moshuarit. Specialisti shton se nëse është i dobishëm vetëm, shafrani i Indisë është edhe më efektiv i lidhur me piperin e zi, sepse piperina, përbërësi i piperit të zi, aktivizon kurkuminën dhe rrit biodisponibilitetin e tij për trurin.