Kryesore KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm: Ja kush është favorit

KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm: Ja kush është favorit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar procesin e pikëzimit të tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406 pikë. Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Lista e KLP u përpilua një ditë pas intervistave me tre kandidatët. Ajo do t’i shkojë Parlamentit për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota.

Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi përpara medias, pas mbledhjes së KLP, se shpreson që Kuvendi të mbajë parasysh renditjen që ka bërë KLP.

“Besoj dhe shpresoj që nuk do të kemi ankime nga kandidatët për vlerësimin. Besoj që me këtë proces dhamë një shembull, me të cilin shpresoj i përgjigjemi edhe skepticizmit. Kuvendi ka kompetencën kushtetuese për përzgjedhjen e kandidatit. Besoj që Kuvendi do të marrë parasysh vendimin e KLP, dhe të zgjedhë kandidatin që është renditur i pari. Ligji parashikon që Kryeprokurorin e zgjedh parlamenti dhe jo KLP. Të tre janë kandidatë të vlefshëm për Kryeprokuror”, deklaroi Ibrahimi.