Aktualitet Konflikt për pronën, 44-vjeçari qëllon me thikë kushëririn

Konflikt për pronën, 44-vjeçari qëllon me thikë kushëririn

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me kushëririn e tij për pronën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kasharit në kryeqytet.

36-vjeçari me iniciale K.H. mbeti i plagosur pas sherrit me kushëririn e tij R.H. 44 vjeç.

Ky i fundit e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur. 36-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka informacion për gjendjen e tij.

Kurse autori 44-vjeçar është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.