Kryesore Koronavirusi në Itali: 2502 të prekur, 79 viktima dhe 160 të shëruar

Koronavirusi në Itali: 2502 të prekur, 79 viktima dhe 160 të shëruar

Autoritetet italiane kanë vërë publik bilancin e fundit të përhapjes së koronavirusit në Itali i cili ka shënuar një shtim të numrit të viktimave e të personave të infektuar në nivel kombëtar.

Me përjashtim të rajonit të Valle d’Aosta, raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 20 rajone italiane, nga 21 që ka e gjithë Italia.

Sipas të dhëna zyrtare të bërë publike nga Enti Kombëtar i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane deri në orën 17.00 të datës 3 mars 2020 në Itali janë identifikuar 2502 persona pozitiv nga koronavirus.

Dukshëm është rritur dhe numri i viktimave që deri më tani ka arritur më 79.

229 të infektuar po kurohen në terapi intensive, 1034 në strukturat spitalore e 1000 të tjerë në kushte shtëpiake

Autoritetet italiane informojnë se “ende nuk është e qartë se koronavirusi është shkaku i vdekjes së viktimave. Ajo që dihet është se ata kanë qenë të infektuar nga koronavirusi, por dhe njëherësh pacientë me patologji të tjera.”

Rajoni i Lombardisë konfirmohet përsëri si territori me numrin më të lartë të personave të infektuar duke arritur në 1520 persona. Në këtë rajon është identifikuar dhe numri më i lartë i viktimave që deri më sot ka arritur në 55.

Në rajonin e Emilia Romagnas janë regjistruar 398 persona të infektuar e 18 viktima, ndërsa në Veneto 297 të infektuar e 3 viktima.

Lajmi pozitiv i ditës së sotme është se numri i personave të shëruar nga koronavirus është 160.