Aktualitet KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet në...

KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në SPAK.

Hajdari ka qenë i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por besohet se mund të ketë lidhje me dënimin e tij në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që të mos ia ndërpresë mandatin e kryebashkiakut Hajdarit, megjithëse Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi provat se ai rezultonte i dënuar nga një Gjykatë në Greqi.