Ekonomi Krifca në takimin e parë si Presidente e CIHEAM: Planifikuam detyrat dhe...

Krifca në takimin e parë si Presidente e CIHEAM: Planifikuam detyrat dhe prioritetet strategjike

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar sot takimin e parë të punës si Presidente e CIHEAM me Sekretarin e Përgjithshëm, Teodoro Miano dhe ekipin që drejton punët e Sekretariatit në selinë në Paris.

Në një postim në rrjetet sociale, Krifca thekson se në takimin e parë të punës planifikuan detyrat dhe prioritetet strategjike të CIHEAM për promovimin e sistemeve ushqimore dhe bujqësore.

“Zhvilluam takimin e parë të punës në rolin e Presidentes së CIHEAM – Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut – me Sekretarin e Përgjithshëm, Teodoro Miano dhe ekipin që drejton punët e Sekretariatit në selinë në Paris. Planifikuam detyrat dhe prioritetet strategjike të CIHEAM për promovimin e sistemeve ushqimore dhe bujqësore më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, shqyrtuam disa prej nismave kryesore për të cilat do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet anëtare për t’i çuar përpara”, shkruan Krifca.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori më 1 prill 2023 zyrtarisht detyrën e Presidentes së Institutit Ndërqeveritar për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit (CIHEAM-it).