Bota Kryeministri i Spanjës: Po vijnë ditë kritike, të prekurit e viktimat do...

Kryeministri i Spanjës: Po vijnë ditë kritike, të prekurit e viktimat do shtohen ndjeshëm

“Rastet e reja do të rriten dhe vdekjet do të shtohen shumë. Po vijnë ditë kritike për të cilat duhet të përgatitemi”.

Ky është alarmi që ka dhënë për të gjithë qytetarët e vendit të tij, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Një deklaratë e fortë që frikëson shumë për një shtim të madh të numrit të viktimave në këtë vend, ndërkohë që tani ka 1380 të vdekur nga koronavirusi.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë pasi vetëm këtë të shtunë ka pasur 286 viktima.

Në planin shëndetësor, Sanchez tha se shqetësimi më i madh është tejmbushja e spitaleve dhe pamundësia për ti kuruar të gjithë.

Aq e vështirë është situata saqë tani mund të nisë seleksionimi i pacientëve.