Aktualitet Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë arrestohet me urdhër të SPAK

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë arrestohet me urdhër të SPAK

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, është arrestuar me urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit.

Sipas informacioneve, arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK, Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.

Për shumën në fjalë, SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv mbi avokatin.

Detaje të tjera priten në vijim, ndërkohë akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me arrestimin e Arben Lenës.