Bota “Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë”, Soltenberg: Nuk ka indicie për...

“Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë”, Soltenberg: Nuk ka indicie për sulm rus ndaj aleatëve të NATO-s

“NATO nuk ka ndërmend të marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt”. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg në një intervistë për gazetën italiane Republika, kur komentoi zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Sipas tij, aleanca përballet me dy detyra kryesore, të mbështesë Kievin dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit jashtë Ukrainës.

“Presidenti Putin nuk besonte se ne do t’i jepnim kaq shumë ndihmë Zelenskit, por në të njëjtën kohë e bëmë të qartë se nuk do të dërgonim trupa. Ukraina nuk na i kërkoi ato, ata na kërkojnë mbështetje me municion dhe artileri sulmuese”, tha Stoltenberg.

Më tej Soltenberg theksoi se ai nuk sheh “një rrezik të menjëhershëm të ndonjë sulmi ushtarak rus ndaj ndonjë aleati të Aleancës”, pavarësisht se shefi polak i spiunazhit, Jarosłaë Stróżyk tha dje se Putin mund të jetë duke përgatitur një operacion në shkallë të vogël në detin Baltik për të testuar kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Sipas Stróżyk, nga sulmi i forcave ruse ka gjasa që Putin të mund të aneksojë pjesë të Estonisë ose Suedisë, por për Soltenberg në horizont ka vetëm një “retorikë të pamatur bërthamore ruse” dhe NATO nuk sheh ndonjë ndryshim në pozicionin e Moskës.