Extra Kush ishin rrobaqepësit që kanë punuar në qytetin e Tepelenës

Kush ishin rrobaqepësit që kanë punuar në qytetin e Tepelenës

Disa rrobaqepës te kolektivit të rrobaqepësisë së Tepelenës, që kanë punuara në sistemin e kaluar. [Albumi: Eva Thomai]

Ashtu si në çdo vend të Shqipërisë, edhe në rrethin e Tepelenës, u ndaluan të gjitha aktivitetet private dhe gjithçka kaloi në pronësi të shtetit. Si nevojë për disa nga shërbimet sociale, në qytetin e Tepelenës, në vitin 1964, u krijua ndërmarrja e parë artizanale. Drejtori i saj ka qenë, Halit Beluli dhe disa vite më pas, Vangjel Gjonça. Ndërsa nëndrejtor ka qenë, Spiro Jorgo dhe magazinier ka punuar, Baze Tota nga Hormova.

Në varësi të kësaj ndërmarrje të vogël, u ngritë rrobaqepësia për burrat dhe gratë. Përgjegjësi, prestari dhe rrobaqepësi i parë i saj, ka qenë, Piro Todhe. Më pas, pjesëtarë tek të dy rrobaqepësitë, kanë punuar, Ganimete Gjilani nga Fratari, Bukurie Beluli dhe Melaize Cana, ndërsa rrobaqepës tek të dyja rrobaqepësitë kanë punuar: Stefan Xhumpa nga Jorgucati, Stavri Luzi, Areti Todhe, Ziso Kuri dhe si ndihmësa, në fillim kanë punuar; Vangjel Xhupi, Barjam Minga, Gjik Jorgo,…etj, të cilët më vonë dolën rrobaqepësa shumë të mirë.

Të tjerë rrobaqepës, që kanë punuar tek rrobaqepësitë e burrave dhe të grave, janë: Nalo Manaj, Nevrie Shehu, Fetnie Shehu, Sose Bushi, Liri Shehu (prestare në rrobaqepësinë e grave), Agalla Feshti, Marika Bollano, Marika Zhulla, Luzana Beluli, Shaniko Peçi, Stefan Zhupa, Vagjel Zhupa, Jorgjie Masho, Theodhor Zhupa, Thanas Gjika, Thanas Jorgo, Kristo Zafirati nga Llazati i Delvinës, Agim Divintari, Valbona Luzi, Suzana Beluli, Shaniko Peçi, Mihal Tamali nga Krahësi, Vangjel Tamali nga Krahësi, Sabie Gaço, Liljana Avdiaj, Ervehe Nikolla, Stavri Luzi, Thoma Telo, Ago Kaba, Lejla Hoxha, Reso Shehu, Roza Boni, Evanthi Thomaj, Refije Saka, Luçiana Lluka, Ollga Qesko (Pasha), Eleni Zhupa, Fatime Dogani, Feride Çulli, Areti Dine, Agron Hasa, Aristidh Kuri, Mira Veliaj, Loreta Jaho (një stiliste re në moshë por edhe shumë e talentuar, e cila ishte shumë e kërkuar nga rinia që ndiqte modën e asaj kohe), Telemak Masho, Kristaq Masho, Artur Velaj, Paro Raiti, Brahim Pepiu, Alban Koshi, Fatmira Veliaj, Robert Beluli, Adriatik Zeka, Rajmonda Spaho (Suli), Liliana Golemi (përgjegjëse dhe prestare), Bardha Goxhaj, Olimbi Goxhaj, Ervehe Veizi (istruktore që mësonte edhe kursantë nga Memaliaj), Beulla Bollano, Sose Bushi, Hamdi Hasanaj, Xhane Hasanaj, Areti Mitro, Lajle Shehu, Aleks Zhupa, Areti Dine, Fetnije Shehu, Nalo Abedini, Violeta Shena (specialiste, sidomos për jakat e këmishave të burrave), Eleni Zhupa, Vojsava Muçodemaj, Qamile Shehu, Tefta Orhan (Avdaj), Thoma Musaraj, Loku Kalemi, Fiqo Seiti, Ëngjëllushe Imeri, Trëndelina Azbiraj, Vjollca Muçi, Athina Laçi, Luisa Mullaraj, Eva Thomai, Eli Gërbi nga Erseka, Bukuroshe Shehu, Blerina Muhomuçi, Xhibe Avdaj (ka punuar rrobabepëse tek konvikti), Bejaze Dimraj (rrobaqepse tek konvikti), Blerina Muhomuçi, Ermir Veizi, Haxhi Sala, Vjollca Muçi, Thëllëza Rushiti, Bajame Sherifi, Luiza Dauti, Vitori Osmëni, Lutfie Kanushi (në NGP-ë), Valbona Luzi, Nevro Dalani dhe një punonjëse me mbiemër Komeni. Tek punimet me fistona dhe gjergjef, ka punuar, Eli Sulaj. Rrobaqepës nëpër fshatra, kanë punuar nëna e Agim Shehut nga Toçi, që nuk mundëm të mësonim, jo vetëm emrin e saj nga ndonjë komentues, por edhe mbiemrin e rrobaqepëses Liri nga Kalivaçi.

Në qytetin e Tepelenës, ka patur edhe një repart trikotazhi, që me anë të gjalmit që shisnin ose me atë që klientët sillnin me vete, bëheshin porosi për rroba me këtë material që lart përmendem, Rrobaqepës në këtë repart, kanë punuar: Shaniko Peçi, Liri Shehu, Lujeta Kalo, Tefta Dauti dhe Ëngjëllushe Babameto.

Në vitet 1950, në Tepelenë, ka punuar privatisht, një italiane me emrin Pipina, e cila në shtëpinë ku ajo banonte, qepte edhe rroba. Në ato vite lejohej prona private, pasi në vitin 1967-ë, filloi të privatizohej gjithçka.

Pas çlirimit të vendit, rrobaqepësit e parë që kanë punuar privat në Tepelenë, janë: Piro Todhe e Thanas Jorgo, të dy nga Dropulli dhe Thanas Jorgo. Me vone, në qytetin e Tepelenës, përveç porosive që bënin në rrobaqepësin shtetërore, qepnin rroba edhe tek rrobaqepësit privatë, të cilët punonin në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjet e asaj kohe, pasi ndalohej me ligj prona private. Rrobaqepësit që kanë punuar privat janë: Anita Çela (Zaçe), e cila në shtet punonte edhe si parukiere, Adriatik Zeka, Artur Lika, Kastriot Koka, Barie Ruka, Xhevrie Xhemali, Albina Saliaj (Shatro), …etj. Nuk duhet harruar se pothuajse të gjithë rrobaqepëset që punonin në shtet, punonin nga pak edhe privatisht nëpër shtëpitë e tyre, por në fshehtësi.

Në komentet e tepelenasve që ndihmuan për të marr gjithë këto të dhëna, tek postimi që bëra tek faqja “Tepelena Sot”, në Facebook, munda të veçojë disa komente që pasurojnë akoma më shumë këtë shkrim, të cilat po i ndaj me ju si më poshtë:

Astrit Beluli: Në vitin 1966, në Tepelenë u krijua kooperativa e artizanatit, me drejtor Halit Beluli dhe më vonë Vangjel Gjonça. Nëndrejtor ka punuar, Spiro Jorgo dhe magazinier, Baze Tota nga Hormova. Reparti i prodhimit, u krijua në katin e dytë, me përgjegjës, Piro Todhe dhe rrobaqepës ishin: Stefan Xhupi nga Jorgucati, xha Stavri, Ziso Kuri, Areti Todhe dhe ndihmësa kanë punuar, Vangjel Xhupi, Barjam Minga, Thanas Gjika, Gjik Jorgo, …etj. Rrobaqepësia me porosi, u vendos tek dyqani në krah të lokalit të Tërmet Peçit, ku sot shet mish, i biri Çobo Selimit. Prestarë kanë punuar: Ganimet Fratari, Melaize Cana, Bukuri Beluli, …etj. Ndërsa rrobaqepëset, Nevrie Shehu, Sose Bushi, Liri Shehu, Marika Bollano, Marika Zhulla, Luzana Beluli, Shaniko Peçi, kanë punuar në repartin ku bëheshin porosit e rrobave të grave. Për burrat, u krijua nga xha. Stefani, xha. Stavri Thanas Gjika, Gjik Jorgo, Vangjeli, Barjam Minga, Luçiana e Astrit Llukës, Areti Mitro, …etj.

Natasha Rusto (Haska): “Kur isha e vogël, më kujtohet një rrobaqepëse private, që quhej Pipina. Ajo rrinte në krah të furrës pjekëse të xha Hakiut. Më ka qepur një fustan për festën e 1 Majit.”

Niazi Nelaj: “Me aq sa mbaj mend, në Tepelenë, në vitet 1950-ë, prapa vendit ku sot është “Posta shqiptare”, ka qenë një rrugicë që përfundonte tek gjykata popullore e asaj kohe. Në atë rrugicë, banonte e punonte një grua rrobaqepëse, e cila ishte e pamartuar dhe pa fëmijë; e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Italiania quhej Pipinë. Kam qepur një kostum doku ngjyrë kafe, tek ajo grua. Mbaj mend që, me disa shokë të ngushtë, qëndronim gjatë në dyqanin që ishte edhe shtëpi e saj, pasi mësonim italishten. Pipina donte të birësonte një shokun tim, të quajtur, Servet Rumani, nga Janjari i Sarandës, por ai, mjerisht, u vra aksidentalisht dhe nuk u realizua dëshira e të dy palëve. Pipina, nga sa kam marr vesh, ka punuar gjatë në atë pozicion.”

Mariana Alushi: “I nderuar Niazi Nela! Lexova komentin tuaj dhe dua të plotësoj se ajo quhej Xhozefina, por i flisnim Pipina. I shoqi i saj, ishte tepelenas dhe kish ndërruar jetë pas luftës. Ai e kishte sjellë Pipinën nga Italia. Kishin shumë dyqane me qëra, përfshi furrën e bukës, magazinën e Hekuranit, dhe gjithë atë rrjesht. Kishte qenë nëpunës i arsimuar ose nëse nuk gaboj, oficer. Ishte një personalitet. Pipina ndërroi jetë në vitet 1960-të dhe trupi i saj prehet poshtë, tek varrezat e qytetit. Qepte shumë bukur. Ishte pak si e ndrojtur, për shkak të ideologjisë së kohës, si e huaj dhe e vetmuar. Shtëpinë ku ajo jetonte, por edhe qepte, e kish tek disa ndërtesa të vjetra njëkatëshe, pranë familjes së Gjylajve, ku më pas u ndërtua “Pallati i oficerëve”. Asaj i flisnim, nënë Pipina dhe ajo fliste shqip, shumë mirë.”

Niazi Nelaj: “Desha të shtoja se në qytetin e Tepelenës, në vitet 1960-ë, ka punuar rrobaqepëse një zonjë duarartë, e cila ishte nëna e Hajredin Fratarit, Ajo ishte nga të rrallat stiliste të kohës në vendin tonë. Po të mundoheni pak, shpresoj të gjeni edhe emrin e saj! Gjithashtu, në atë kohë ka punuar rrobaqepëse dhe Melaize Canaj, nga Kashishti i Tepelenës.”

Arqile Feshti: “Në vitet 1960, në rrobaqepësinë e qytetit të Tepelenës, ka punuar dhe mamaja ime, Agllai Feshti.”

Edhe pse në Tepelenë, ishte Komiteti Ekzekutiv i gjithë rrethit, kishte shumë të rinj dhe të reja që e ndiqnin modën e kohës dhe visheshin shumë bukur, falë këtyre stilistëve të talentuar, qoftë atyre që punonin në shtet, por edhe atyre privat.

Mirënjohje të thellë, për të gjithë këta stilistë të talentuar dhe të palodhur, të cilët me punën e tyre krijuese, mbanin gjallë shpirtin artistik tek secili tepelenas, të cilët i bënin të ndiheshin, sa elegantë dhe bashkëkohorë.

Edmond Ismailati

 Maj 2022