Aktualitet Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Rreth orës 16:08 të së premtes një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë.

Sipas raportimit të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë epiqendra ishte Bulqiza, në një thellësi 2 km.

Nuk raportohen për dëme nga lëkundja sizmike.

Vitet e fundit Shqipëria është tronditur nga disa tërmete, ku më i madhi u regjistrua më 26 nëntor 2019.

Nga ky tërmet humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.