Bota Letra e hapur e Zonjës së Parë të Ukrainës: Ju rrëfej masakrën...

Letra e hapur e Zonjës së Parë të Ukrainës: Ju rrëfej masakrën ruse ndaj fëmijëve dhe civilëve

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në Facebook, ku tregon atë që ka ndodhur dy javët e fundit në vendin e saj.

“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të Kremlinit, të cilët e quajnë këtë një “operacion special”, në fakt ka të bëjë me vrasje masive të civilëve ukrainas”, shkruan Zelenska.

“Ndoshta gjëja më e tmerrshme e këtij pushtimi janë viktimat mes fëmijëve. 8-vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrkas, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Apo Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë sulmeve me granata bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk t’i vinte në ndihmë në kohë, për shkak të sulmeve intensive. I porsalinduri i parë i luftës pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohur paqe në jetën e tyre”, thuhet në letër.

Zelenska theksoi se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve: “Teksa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë sulmuar me koktej molotov”.

“Nëse nuk ndalojmë Putin që kërcënon me luftë bërthamore, nuk do të ketë një vend të sigurtë në botë. E di, është një makth që javë më parë dukej ekzagjerim, por është realiteti në të cilin po jetojmë aktualisht. Dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë.

Por sigurisht që do të fitojmë. Jemi njëri për tjetrin dhe kemi një armë që quhet bashkim. Një bashkim i dashuruar për Ukrainën. Lavdi Ukrainës”, përfundon letra e Zonjës së Parë të Ukrainës.