Sport Magjia e Lautaros nuk mjafton, në çerekfinale shkon Liverpool

Magjia e Lautaros nuk mjafton, në çerekfinale shkon Liverpool

Inter fiton në Anfield me një super gol të Lautaros (nuk shënonte në Champions prej 490 ditësh), por në çerekfinale shkon Liverpool falë rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë.

Zikaltërit fituan 1-0 me një gol fantastik të Lautaro Martinezit, i cili shënoi me një goditje perfekte nga jashtë zone, në pjesën e dytë. Por, ky gol vetëm se i krijoi iluzione tifozëve të Interit, pasi dy minuta më pas, Alexis Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Fati nuk lejoi “The Reds” të ndëshkonin portierin Handanovic, me Matip që goditi traversën, ndërsa Salah dy herë shtyllën.

Ndërkohë, Bayern Munchen shkatërroi 7-1 Salzburgun, me 3 gola të Lewandowskit, 2 të Thomas Muller, një të Gnabry dhe një të Sane, për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.