Aktualitet Lëvizën në këmbë pas orës 10:00, gjobiten 10 persona në Korçë

Lëvizën në këmbë pas orës 10:00, gjobiten 10 persona në Korçë

Masat e shtuara për ndalimin e lëvizjes në këmbë të qytetarëve pas orës 10:00, kanë bërë që qyteti i Korçës të kthehet në një qytet “fantazmë” pas këtij orari.

Megjithatë, punonjësit e policisë kanë monitoruar lëvizjen dhe për çdo qytetar që ka kaluar këtë orar, duke kapur 10 në shkelje.

Mësohet se punonjësit e policisë kanë plotësuar formularin, i cili do të kalojë në komisionin për vendosjen e gjobave.