Bota Maja Kocianciç: Qeveria e re e Kosovës të ketë rol aktiv në...

Maja Kocianciç: Qeveria e re e Kosovës të ketë rol aktiv në rajon

Maja Kocijancic, talsmaður stækkunarstjóra ESB.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocianciç ka ftuar institucionet e Kosovës në sigurimin e një hapi kualitativ në bashkëpunimin me Beogradin, duke bërë të ditur se Bashkimi Evropian e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi. Kosova ka nevojë të përmirësojë konkurrencën, krijojë vende të reja pune dhe mundësi të tjera për qytetarët e vetë”- ka thënë Kocijanciç para mediave.

“Qeveria e re duhet të ketë rol aktiv në rajon dhe të punojë bashkë me Beogradin në mënyrë që të arrihet progresi kualitativ në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës të cilin e ndërmjetëson BE”- ka deklaruar më tej ajo.