Bota Marrëveshja Francë-Greqi e armëve “përçan” BE-në

Marrëveshja Francë-Greqi e armëve “përçan” BE-në

Marrëveshja franko-greke e nënshkruar në Paris të martën, me anë të së cilës Greqia do të blejë tre fregata të avancuara, me një opsion për një të katërt, si dhe një numër shtesë avionësh luftarakë Rafale, ka ekspozuar edhe një herë “krisjet” në strategjinë e mbrojtjes dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Zyrtarisht, pati pak reagime. Por vendet (të udhëhequra nga Gjermania) që vlerësojnë rolin e Turqisë në frenimin e flukseve të migrimit dhe kanë interesat e tyre tregtare, janë më skeptikë ndaj një marrëveshjeje që targeton qartë ambiciet e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Mesdheun Lindor.

Një raport në Playbook të Brukselit të Politico Europe, i titulluar “Aleanca franko-greke fryn pendët”, jep një pamje disi të ndryshme, duke thënë se “disa vende të BE-së nuk janë të lumtura” me këtë zhvillim. Raporti vazhdon duke thënë se ambasadori grek në BE i siguroi kolegët e tij se “marrëveshja ishte një pakt pro-europian që do të rriste autonominë mbrojtëse të BE-së”.

Raporti thekson se Franca tani “mbështet plotësisht” pretendimet territoriale të Greqisë në Mesdheun Lindor “edhe pse ato janë të diskutueshme ndërkombëtarisht”.

Në fakt, është Turqia ajo që bën pretendime territoriale dhe, nëse qëndrimi i diplomatëve që mbeten anonimë të cituar në artikull është përfaqësues, do të sinjalizonte një shmangie të rëndësishme sipas pikëpamjeve të BE-së për mosmarrëveshjet greko-turke.

Në Athinë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis konfirmoi të enjten qëllimin e tij për të zbatuar shpejt marrëveshjen me Francën dhe në të njëjtën kohë, të kërkojë rinovimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit të Ndërsjellë me Shtetet e Bashkuara për pesë vjet.

Ndërsa deklarata e Macron ishte e thjeshtë: “Nuk duhet të jemi naivë për interesat strategjike të SHBA.