Aktualitet Mbërrijnë në Shqipëri dhe 50 mijë doza të tjera Coronavac

Mbërrijnë në Shqipëri dhe 50 mijë doza të tjera Coronavac

Kanë mbërritur sot në mbrëmje dhe 50 mijë doza të tjera vaksinash Coronavac.

Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se që nga marrja e dozës së parë në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1 milion doza.

Vaksinat Cronavac kanë ardhur në Shqipëri nga kontrata me kompaninë turke e cila ka të drejtë shpërndarjen e tyre,.

Në Shqipëri qytetarët përveç Coronavac, mund të injektojnë Sputnik V, AstraZeneca dhe Pfizer.