Aktualitet Mbërrin i nxehti afrikan, ja kur rriten temperaturat

Mbërrin i nxehti afrikan, ja kur rriten temperaturat

Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm.

“E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet për Tv Klan Adjola Bani, sinoptikane.

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.

“Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”, shprehet Adjola Bani

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.

“Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”.

Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se Korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta.