Bota Mbi 13 mijë raste të reja në Itali, ulet niveli i pozitivitetit

Mbi 13 mijë raste të reja në Itali, ulet niveli i pozitivitetit

Janë mbi 13 mijë të infektuarit e rinj në Itali nga koronavirusi, për një total nga nisja e pandemisë që tashmë arrin në shifrat 1.97 milionë.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë shihet një rritje e numrit të viktimave, ku në ditën e fundit raportohet se 628 persona humbën betejën me virusin.

Testimet ditore janë 166 mijë, ndërsa niveli i pozitivitetit ulet 8%.

Personat e shtruar me simptoma janë 24.948, 197 më pak nga e diela. Pacientët në terapi intensive vijojnë të ulen, ndërsa të izoluar në shtëpi qëndrojnë mbi 578 mijë persona.