Bota “Një nder” / Fauci merr vaksinën ndaj koronavirusit

“Një nder” / Fauci merr vaksinën ndaj koronavirusit

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, mori dozën e parë të vaksinës Moderna Covid-19 në Bethesda, Maryland.

Ndërsa merrte vaksinën, Fauci shpjegoi pse ishte e rëndësishme për të që ta merrte vaksinën.

“Si një simbol për pjesën tjetër të vendit, që unë ndiej besim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine, dhe dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi që të vaksinohen në mënyrë që të kemi një mbulesë mbrojtjeje do t’i jepte fund kësaj pandemie“, tha Fauci.

Ai po ashtu e konsideroi “një nder” faktin që është pjesë e këtij procesi, ndërsa e konsideroi vaksinën një arritje të jashtëzakonshme shkencore.

Më herët u vaksinua dhe presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidenti amerikan. Si Biden edhe Pence i bënë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.