Bota “Më duhet më shumë kohë”, Netanyahu kundërshtohet nga familjet e pengjeve, kërkojnë...

“Më duhet më shumë kohë”, Netanyahu kundërshtohet nga familjet e pengjeve, kërkojnë lirimin e tyre

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndwrsa iu drejtua Parlamentit të hënë, u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, teksa ai mbajti një fjalim ditën e djeshme mbi krizën në vend, raporton Sky News.

Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste.

Ndërsa u zotua të kthente pengjet e luftës, Netanyahu pranoi se kjo gjë do të kërkonte kohë shtesë.

Familjet e pengjeve që mbahen nga luftëtarët e Hamasit kundërshtuan Netanyahun të hënën teksa ai iu drejtua parlamentit, duke u zotuar se do t’i sillte robërit në shtëpi.

“Tani, tani!” thirrën në kor familjet e pengjeve kur Netanyahu tha se forcave izraelite u duhej “më shumë kohë” për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit në Gaza.

Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit.” u shpreh kryeministri, Netanyahu.