Extra Menjëherë pas daljes nga BBV, ja surpriza e Elvis Pupës

Menjëherë pas daljes nga BBV, ja surpriza e Elvis Pupës

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Elvis Pupa është përqendruar te projektet e reja dhe mesa duket po sjell diçka në muzikë.

Aktori ka treguar se e ka pasion muzikën dhe ka kënduar edhe më parë. E më në fund do vijë me një projekt muzikor. Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në një studio muzikore.

Krah postimit aktori shkruan: ”Të dashur miq, ju falenderoj pafund për mbështetjen. S’ka gjumë, vetëm punë.”

E duket se në këtë projekt po e ndihmon miku i tij Lorenc Hasrama.

Nuk e dimë nëse dy çunat do bëjnë bashkëpunim, apo Lori po e ndihmon Elvisin, por këngëtari ka postuar një foto me të në studio duke shkruar: “Kush më ka ardhur mua”.