Kryesore Merret vendimi për Saimir Tahirin

Merret vendimi për Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të dërgojë për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një process gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar criminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Pas seancës maratonë që zgjati përreth tetë orë, ish-ministri Tahiri tha se ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që kaloi.

“Nuk dua të merrem me llojin e seancës, llojin e akuzës.Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria pretendon atë që pretendon. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht”, – tha Tahiri.

Ai deklaroi se do të vazhdojë deri në fund të argumentojë atë që ka pretenduar nga fillimi, se nuk ka pikë lidhje me këtë çështje, atë që vërtetoi prokuroria e Italisë, gjykata italiane.

“Prokurorët mendojnë se pikërisht vendimi i Italisë  është  gjetje që nuk kam lidhje fare, prokurorët argumentojnë ndryshe. Kjo është çështje e tyre, do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, në pjesën dërmuese të rasteve nuk bën drejtësi por në ato pak raste kur bën drejtësi ja vlen”, – tha ish-ministri.