Kryesore Meta denoncoi vjedhjen e hard-diskut në zyrat e partisë, Prokuroria nis hetimet

Meta denoncoi vjedhjen e hard-diskut në zyrat e partisë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim penal në lidhje me vjedhjen e një pajisjeve elektronike DVR dhe dëmtimin e rrjeteve kabllore në selinë e Partisë së Lirisë.

Për llogari të hetimit të kallëzimit të bërë nga Partia e Lirisë i janë marrë deklarime 6 personave, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Grupi hetimor ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve pranë godinës së PL.

Grupi i hetimit bënë ka sekuestruar edhe hardiskun e ri, që sipas kallëzimit pretendohet të jetë ndërruar.