Politika Micotaqis në krye të qeverisë greke, Nano: Kohë të vështira për Shqipërinë

Micotaqis në krye të qeverisë greke, Nano: Kohë të vështira për Shqipërinë

Kohë të vështira për Shqipërinë paralajmëron Mustafa Nano në raport me marrëdhëniet me qeverinë greke nën drejtimin e Micotaqis. Në monologun e kësaj të premteje i Mustafa Nano i referohet deklaratës së fundit të Micotaqis se Greqi nuk do të japë votën e saj në favor të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian për sa kohë komuniteti grek nuk do respektohet me standardet evropiane.

Sipas Mustafa Nanos kjo nuki ka të bëjë me shpërfilljen e grekëve në Shqipëri, por si një parlajmërim i kohëve të vështira për Shqipërinë.

“Të gjithë e uruan kur fitoi zgjedhjet, por nuk i shkoi një urim nga Rama. Nuk e di nëse Rama e ka përshëndetur në rrugë private me telefonatë ose mesazh, por nëse nuk ka ndodhur, kjo është një gafë e pafalshme. Çfarë perspektive hapet tani në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që është Micotaqis? Kjo është për t’u parë.

Para disa ditësh Micotaqis ai tha diçka që na bën të mendojmë se nuk do fryjnë erëra të mira. Ai tha që Greqia nuk do japë votën në favor të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian për sa kohë komuniteti grek nuk do respektohet me standardet evropiane.

Kam frikë që kjo nuk ka lidhje me shpërfillje të grekëve në Shqipëri, por kam bindjen se ajo që tha Micotaqis është manifestim i një gjëjr që e kanë manifestuar dhe kryeministra të tjerë grekë. Unë e mora si paralajmërim të kohëve të vështira që do vijnë në të ardhmen”.

Po të vështirë parashikon Mustafa Nano edhe takimin Micotaqis-Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shkak edhe të mungesës së vizitës së Tsipras në Tiranë, apo Ramën në Athinë. Sipas tij është hera e parë që një kryeministër grek të mos vijë në Shqipëri.

“Është parashikuar një takim Micotaqis-Rama në Nju Jork në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Parashikoj se ky do të jetë një takim i vështirë, më i vështirë se me Tsipras.

Tsipras erdhi dhe iku dhe mungoi një vizitë e tij në Tiranë. Mungoi dhe vizita e Ramës në Athinë. Nuk ka ndodhur që një kryeministër grek të mos vijë në Shqipëri. Ndodhi me Tsipras, ndodhi në kohën që ishte Rama”.

Përveç shtatlartësisë, Nano e vlerësoi Micotaqisin për formimin e tij akademik, që sipas tij nuk i ka asnjë kryeministër në Evropë.

“Është një djalë shtatlartë 1.90. Është një trend ballkanik si Rama, Vuçiç, Gjukanoviç, Thaçi dhe krijohet ideja se njerëzit me shtat të shkurtër si Meta, Haradinaj, Mustafa, Zaevi duken si pa të ardhme.

E njeh shumë mirë anglishten dhe në fund është me një formim të mirë akademik, ka kredenciale akademike që nuk i ka asnjë Kryeministër në Europë dhe kjo mund të jetë shumë e keqe se kryeministër me kredenciale të mira në Ballkan nuk funksionojnë”.