Sport Milan në një krizë pa fund, Sassuolo e turpëron 5-2 në San...

Milan në një krizë pa fund, Sassuolo e turpëron 5-2 në San Siro

Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serie-A tek sa kësaj radhe është turpëruar para tifozëve të vet në “San Siro” duke u mposhtur me rezultat 5-2.

Tre gola kuqezinjtë i pësuan brenda gjysmë ore lojë, të realizuara nga Defrel, Frattesi dhe Domenico Berardi, ndërsa golin e vetëm në pjesën e parë për vendasit e realizoi Olivier Giroud.

Reagim nga skuadra e Stefano Piolit nuk pati as në pjesën e dytë, por pranun edhe dy gola të tjerë. Lauriente në minutën e 47’ dhe Matheus Henrique shënuan për Sassuolon për ta çuar në pesë numrin e golave, ndërsa një gol tejet të bukur, por pa asnjë vlerë për Milanin e realizoi Divock Origi duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2.

Milani mbetet në kuotën 38 pikëve, por zbret në vendin e katërt, kurse Sassuolo me këtë fitore ka 20 pikë në vendin e 16-të.