Kryesore “Mos përdorni politikisht fatkeqësinë e madhe”, urdhri i Lulzim Bashës për strukturat...

“Mos përdorni politikisht fatkeqësinë e madhe”, urdhri i Lulzim Bashës për strukturat e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka udhëzuar intensifikimin e pranisë në terren të të gjithë grupit të ish-deputetëve, kryesisë dhe sekretariatit të partisë.

Pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre “…të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi.

Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi i 27 nëntorit:

Duke uruar të jeni mirë ju dhe të afërmit tuaj dhe duke ju falenderuar për angazhimet e deritanishme në mbështetje të bashkqytetarëve të goditur nga tërmeti, ju përcjell këtë udhëzim të kryetarit të PDSH.

Duke filluar nga nesër në mëngjes, të ndarë sipas grupeve më poshtë, duhet të mbajmë dhe të shtojmë praninë në terren, të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’i vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi. Grupet do të shoqërohen nga Kryetarët e Degëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës në secilën zonë të prekur.

Secili grup, nën orientimin e drejtuesit të strukturës së partisë në zonë (anëtar Kryesie Dege dhe Kryetar Grupseksioni/Seksioni), lëviz në të gjithë zonën, takojnë qytetarët e dëmtuar nga tërmetet, shikojnë kushtet ku ata jetojnë, dokumentojnë dhe evidentojnë kushtet dhe nevojat, mbledhin problematikat që raportojnë qytetarët dhe interesohen nëse strukturat shtetërore i kanë ofruar ndihmë apo i kanë kontaktuar.

Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’i vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal në facebook/twitter, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë. Dëmet apo problematikat, dokumentohen dhe evidentohen (me video, foto, dëshmi), por nuk bëhen publike në mënyrë individuale. Ato raportohen tek Koordinatorët për secilën bashki, dhe këta të fundit më pas, në konsultim me Kryetarin e Partisë dhe/ose Sekretarin e Përgjithshëm, vlerësojnë sesi do të trajtohet çështja.

Kryetarët e Degëve ngarkojnë Kryetarët e Grupseksioneve dhe strukturat lokale të partisë, që jo vetëm të shoqërojnë grupet e punës, por të evidentojnë paraprakisht zonat, banesat dhe qytetarët që kanë patur probleme nga tërmetin dhe që do të merret kontakt. Evidentimi bëhet pa asnjë dallim partiak. Takohet kushdo dhe interesohemi për nevojat për ndihmë që kanë qytetatarët dhe pasojat që kanë patur nga tërmeti.

I. BASHKIA DURRËS:

Koordinon: Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferri

Territori i Bashkisë Durrës ndahet në 4 (katër) zona, sipas ndarjes që ka secila ZAZ.

Grupi Durrës 1:
1. Fatbardha Kadiu
2. Bardh Spahia
3. Luciano Boçi
4. Ivi Kaso
5. Tomorr Alizoti

Grupi Durrës 2:
1. Oerd Bylykbashi
2. Orjola Pampuri
3. Kreshnik Çollaku
4. Grida Duma
5. Ervin Salianji

Grupi Durrës 3:
1. Florjon Mima
2. Endri Hasa
3. Jorida Tabaku
4. Enno Bozdo
5. Fatbardh Kadilli

Grupi Durrës 4:
1. Gent Strazimiri
2. Enkelejd Alibeaj
3. Nada Mecorapaj
4. Luan Baçi
5. Lorenc Luka

II. BASHKIA KRUJË

Koordinon: Edi Paloka, Reshit Merlika dhe Agron Loku

Ndahet në 2 zona (1. Fushë Kruja dhe 2. Kruja (kryesisht Thumana dhe fshatrat përreth)

Grupi 1 Fushë – Krujë
1. Flamur Noka
2. Xhemal Gjunkshi
3. Agron Shehaj
4. Valentina Duka
5. Çlirim Gjata

Grupi 2 Krujë (kryesisht Thumana dhe fshatrat përreth)
1. Edi Paloka
2. Dhurata Cupi
3. Hekuran Hoxhalli
4. Isuf Çela
5. Albana Vokshi

III. BASHKIA SHIJAK

Koordinon: Genc Pollo dhe Rez Tusha

Grup pune
1. Genc Pollo
2. Alfred Rushaj
3. Belind Këlliçi
4. Ina Zhupa

IV. BASHKIA KURBIN

Koordinon: Aldo Bumçi dhe Behar Haxhia

Grup pune
1. Aldo Bumçi
2. Lindita Metaliaj
3. Andon Frrokaj
4. Klevis Balliu
5. Romeo Gurakuqi

V. BASHKIA TIRANË (KRYESISHT FSHATRAT QË MBULON DEGA 16)

Koordinon: Edmond Spaho dhe të gjithë Kryetarët e Degëve Tirana 1-16

Grup pune
1. Edmond Spaho
2. Izmira Ulqinaku
3. Halim Kosova
4. Astrit Veliaj
5. Jamarber Malltezi

VI. GRUPI QENDROR I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMEVE DHE PËRPUNIMIN E INFORMACIONIT

– Lëviz në terren në secilën zonë të prekur nga tërmeti sipas nevojave që paraqet secili grup.
– Koordinon veprimet me grupet e punës dhe përpunon nevojat apo problemet e tyre.

1. Lulzim Basha
2. Gazment Bardhi
3. Sahit Dollapi
4. Ervin Minarolli