Aktualitet Ndërron jetë një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

Ndërron jetë një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se viktima është Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur në Berat. Ky person ishte me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”.

Viktima ka mbërritur në burgun e Shënkollit në 27 nëntor 2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar’ Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’”, thuhet në njoftimin e policisë.