Sport Në gjurmët e të atit? Djali i Del Pieros në provë në...

Në gjurmët e të atit? Djali i Del Pieros në provë në Spanjë

Një Del Piero te Getafe. Sigurisht, këtu nuk po flasim për Alessandro Del Pieron, legjendën e Juventusit, por për djalin e tij, Tobias. Mesa duket 15-vjeçari është i vendosur për të ndjekur gjurmët e të atit dhe së fundmi ka nisur një periudhë prove me të rinjtë e Getafe.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Del Piero dhe djali i tij Tobias janë parë shpesh në Madrid ditët e fundit, madje dyshja ka ndjekur nga pranë edhe ndeshjen e Realit me Almerian ndërsa më pas kanë vizituar Los Blancos në qendrën stërvitore të Valdebebas, aty ku Del Piero pati një takim të ngrohtë me mikun e tij, Carlo Ancelotti.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të vijojë prova e Tobias tek Getafe, teksa në të kaluarën 15-vjeçari është stërvitur në Amerikë me akademinë e Los Angelos, por që sigurisht lëvizja në Spanjë është edhe më e rëndësishmja për pinjollin e familjes Del Piero.