Bota Nga maska tek karantina, shkencëtarët: Gabimet që bëmë gjatë pandemisë

Nga maska tek karantina, shkencëtarët: Gabimet që bëmë gjatë pandemisë

Pikëpamjet mbi bllokimet, vaksinimin e fëmijëve dhe mbajtjen e maskave janë bërë gjithnjë e më të polarizuara dhe mediat sociale nuk falin ata që shprehin një mendim ndryshe.

Megjithatë, vërtetimi i gabuar qëndron mu në qendër të përparimit shkencor.

Në shkencë, mosgatishmëria që ne të rishikojmë pozicionin për çështje të caktuara zakonisht shihet si dobësi intelektuale dhe jo shenjë e forcës morale. Ndaj dhe ne pyetëm shkencëtarët kryesorë se çfarë ata kishin gabuar gjatë pandemisë, shkruan The Guardian.

Prof Peter Openshaw: Nuk prisja që vaksinat të ishin të suksesshme

“Si shkencëtar të përkëdhel ideja të ndryshosh pikëpamjen tënde nga faktet. Sinqerisht nuk mendoja se vaksinat do të funksiononin. Nuk kishte asnjë shembull të një vaksine për një koronavirus njerëzor dhe vaksinat për koronavirusin e kafshëve nuk ishin aq të mira. Ne i përmendëm vaksinat në raportin tonë të parë mbi Covid-19 nga Akademia e Shkencave Mjekësore dhe thamë se nuk ka gjasa që diçka të jetë e disponueshme në një të ardhme të afërt. Kështu që u emocionova plotësisht nga provat e para që dolën në prag të Krishtlindjeve 2020 dhe morëm këtë dhuratë të mrekullueshme. Ato rezultuan të ishin shumë më efektive nga sa shpresoja. Si një person që ka studiuar imunitetin ndaj viruseve për 30 vjet, unë në fakt duhet ta parashikoja këtë gjë. Skuadra e Oksfordit, ata janë njerëz fantastikë dhe dolën fitues”.

Prof Allyson Pollock: Më vjen keq që nuk fola kundër mbylljes së shkollave

“Ne e kuptuam menjëherë, se kur karantina në masë u aplikua në mars 2020, fëmijët ishin grupi më pak i rrezikuar dhe edukimi i tyre duhej të vijonte njësoj. Do të doja ta kisha shprehur këtë gjë më fort. Kishte disa zona të vendit që nuk kishin pothuajse asnjë rast dhe duhej të ishte vendosur një kordon sanitar rreth zonave të largëta dhe rurale si ishujt Orkney. Në shkolla, mbylljet duhet të ishin jo më shumë se disa javë. Isha e tronditur nga qëndrimi i miratuar nga sindikatat e mësuesve. Kishte shumë frikë dhe emocione, por ata nuk po shikonin provat apo rrethanat në të cilat jetonin disa nga këta fëmijë, për të cilët shkolla është një vend sigurie dhe edukimi. Qeveria mund të kishte vendosur disa rregulla për ditët alternative të shkollës ose zgjerimin e ambienteve të klasave dhe rekrutimin e stafit vullnetar, por ajo duhet të kishte bërë gjithçka për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura për fëmijët. Raundi i dytë i mbylljes së shkollave ishte një fatkeqësi për fëmijët. Unë kam folur më herët për bllokimin e parë kundër ndalimit të të afërmve në shtëpitë e pleqve dhe nevojës për rishpërndarjen e stafit në shtëpi, në një editorial. Ishte vërtet e vështirë të flisje, sepse ishte shumë e politizuar si çështje. Ai politizimi ishte krejtësisht i gabuar në mendjen time”.

Dr Kit Yates: Ndryshova rrënjësisht pikëpamjen time për rolin e shkencëtarëve që flasin dhe mbrojnë politikën

“Fillimisht e pashë të nevojshme rolin tim, në intervistat televizive dhe radiofonike, duke theksuar rritjen eksponenciale dhe riprodhimin e mutacionit. Unë pata argumente të ashpra në Twitter, duke mbrojtur rolin e shkencëtarëve që qëndruan pranë ministrave në konferencat për shtyp qe dukej se legjitimonin qasjen e qeverisë. Megjithëse nuk isha dakord me disa nga politikat, nuk e ndjeja se ishte vendi i atyre shkencëtarëve që të flisnin kundër tyre. Por dalëngadalë filluan të ndryshonin pyetjet që më bënin në intervista. “Pra, çfarë duhet të bëjmë ndryshe?” ose “A ka gabuar qeveria për këtë?” ishin disa nga pyetjet. Kuptova se duhej të dilja nga gardhi dhe të jepja përgjigje. Unë gjithashtu iu bashkova grupit të shkencëtarëve të Independent Sage, një grupi ekspertësh ndërdisiplinor, të cilët ofrojnë këshilla të pavarura për politikat. Ajo përvojë ka ndryshuar rrënjësisht pikëpamjen time për rolin e shkencëtarëve që flasin dhe mbrojnë politikën. Nuk mjafton gjithmonë të lëmë të dhënat të flasin vetë”.

Profesor Susan Michie: Ndryshova mendje për dobinë e maskave, ato vlejnë shumë

“Në fillim, mendimi im ishte se provat mbi efektivitetin e maskave në fytyrë në mjediset e komunitetit ishin të paqarta. E vura theksin tek shqetësimi se njerëzit e infektuar që mund të prekin maskat e tyre të fytyrës dhe më pas të prekin sipërfaqet, do të përcillnin një rrugë transmetimi. Por me tej u përforëcua mundësia që njerëzit të ishin më pak të kujdesshëm sa kohë që mbanin maska. Dy gjëra ndryshuan. Kur provat treguan se rruga kryesore e transmetimit ishte përmes frymëmarrjes vendosja e maskave u bë jashtëzakonisht më e fortë. Më pyetën në një program televiziv se sa kohë do të duhet të mbajmë maska. Thashë “përgjithmonë, deri në një farë mase” dhe u ndërpreva përpara se të mund të shtjelloja se kjo do të varej nga konteksti dhe rreziku i infeksionit. Shkenca vazhdon të gjenerojë prova të mira që maskat reduktojnë infeksionin për Covid-19, një virus që transmetohet në ajër”.

Prof Neil Ferguson: Tre gjëra për mua ishin të gabuara

“Së pari, ne të gjithë nënvlerësuam faktin se sa ishte përqindja e infektimit nga Covid si pasojë e mungesës së testimit të udhëtarëve në shkurt / mars 2020. Ne menduam se ishte rreth 70%, ndërsa analiza retrospektive tregon se mbi 90% të dhënave munguan. Pra, vetëm kur testimet sistematike në spitale filluan nga 10 marsi, kuptuam se sa larg kishte arritur epidemia. Së dyti, ndërsa prisja që virusi të evoluonte, shkalla e evolucionit e parë kur u shfaq Alfa, së bashku me sa u rrit transmetueshmëria (dhe, në një masë më të vogël, ashpërsia) ishte një surprizë. Së fundmi, me rritjen e imunitetit në popullatë (për shkak të infektimeve dhe vaksinimit) në vitin e fundit, masat e distancimit social janë zbutur dhe janë shfaqur variante të reja, që parashikojnë ecurinë e ardhshme të epidemisë, qoftë edhe afatshkurtër. Dhe po me rezulton se qenka më e vështirë nga sa prisja se do të ishte. Pjesërisht për shkak të paparashikueshmërisë së sjelljes njerëzore, por edhe sepse, ndërkohë që ne mund të gjenerojmë vlerësime mjaft të mira të efektivitetit, transmetueshmërisë dhe ashpërsisë së vaksinës për variantet e reja brenda pak javësh nga shfaqja e tyre, secila prej tyre ka paqartësi të shoqëruara, të cilat kombinohen në mënyrë të shumëfishtë kur bëjmë projeksione të tendencave të mundshme në të ardhmen”.

Prof Sir Andrew Pollard: Nuk jam kundër dozës së tretë, por jam pro barazisë

“Disa komentues kanë janë shprehur kohët e fundit se unë jam kundër vaksinës së tretë ose se kam ndryshuar mendje për ato. Në fakt, nuk kam ndryshuar mendje. Unë kam qenë vazhdimisht i mendimit se dozat e para dhe të dyta kudo duhet të kenë përparësi ndaj një të trete (ose të katërt) kur ka furnizim të kufizuar. Shumë jetë të tjera do të ishin shpëtuar në vitin 2021 nëse dozat e disponueshme të vaksinave do të ishin shpërndarë në mënyrë më të drejtë në mbarë botën. Me burime të kufizuara, rasti shkencor për shpëtimin e shumë jetëve tejkalon përfitimet më margjinale të përmirësimit të mbrojtjes me një përforcues për ata që tashmë mund ta kenë kaluar njëherë Covid-19. Kjo nuk do të thotë se jam kundër dozës së tretë, jam thjesht pro barazisë”.