Extra Një zhurmë misterioze godet një qytet në Angli, por jo të gjithë...

Një zhurmë misterioze godet një qytet në Angli, por jo të gjithë e dëgjojnë

Një mister ndërkombëtar: Çfarë fshihet pas zhurmës misterioze që mban zgjuar 80 mijë banorët e një qyteti angleze?  

Një zhurmë misterioze dhe shumë e ulët ka përndjekur ditë e natë, për pak më pak se dy vjet qytetin Halifax me 80,000 banorë, në West Yorkshire, Britani e Madhe.

Mund të duket si një lajm lokal. Megjithatë, është një mister ndërkombëtar. Jo të gjithë e dëgjojnë, por nuk janë të paktë ata që i ndiejnë zhurmën: një grup në Facebook, me rreth 300 përdorues, thonë se dëgjojnë një gumëzhimë, me një frekuencë të ulët, që shkakton “ankth, pagjumësi, dëshpërim, dhimbje koke, tension të përgjithshëm, frikë”.

“Natën nuk mund të fle dhe qaj”, thotë Sue Dollard, një banore në Halifax për BBC, e cila tërhoqi vëmendjen për rastin (megjithatë, shumë nga misteret e tij nuk janë sqaruar). “Sa nis tingëllima, nuk mund të mos e dëgjosh më”.

E para që e bëri publike shqetësimin e saj, duke krijuar një faqe në Facebook, ishte një banore e Bradshaw, një periferi të qytetit ku rastet e njerëzve që dëgjojnë “The Hum”, janë më të shpeshta.

Yvonne Connard, 50 vjeçe, dëgjoi për herë të parë “zhurmën” një vit e gjysmë më parë, në mes të natës. Për një muaj mendoi të vuante nga tringëllimë në vesh, perceptime akustike pa stimul.

Më pas ajo kuptoi se nëse largohej nga shtëpia zhurma zvogëlohej (ndërsa brenda shtëpisë së saj ishte më e fortë) dhe gjatë udhëtimeve me makinë kishte zona ku ajo mund të dëgjonte veten dhe zona ku gjente qetësi.

Ai ndezi dhe fiki të gjitha pajisjet, boljerin, pastruesin e ujit. “Kam kaluar orë të tëra me veshët e mi ngjitur në mur dhe në dysheme, – i thotë ajo shtypit, – kisha frikë se mos çmendesha”. As i shoqi dhe as djali i saj nuk ndjenin asgjë. Në vuajtje të plotë, atëherë, Connard hapi faqen në Facebook: treqind persona u bashkuan shpejt.

Banorët publikojnë herë pas here matje akustike (dhe gumëzhima duket se arrin 30-40 decibel, edhe pse pa u vënë re nga shumë të tjerë në të njëjtin vend) dhe për të përshkruar cilësinë që ata flasin për “zhurmën e lavatriçes”, “fshesë me korrent ndezur”, ose më thjesht, një “gumëzhimë”.

Një nga anëtarët më aktivë të grupit, Gemma Redford, thotë se “është si të dëgjosh një makinë që afrohet, por nuk vjen kurrë”. Një lehtësim i madh për Yvonne Connard dhe për të gjithë në zonë që e kuptuan se nuk ishin të çmendur.

Por askush nuk e di ende se nga vjen “zhurma” dhe as kush është përgjegjës për të. Administrata vendore – e bombarduar me kërkesat e qytetarëve – premton se “do të vazhdojmë të hetojmë”.

Këshilltarja e zonës, Jenny Lynn, tregon “tre burime të mundshme të kësaj zhurme” të identifikuara nga administrata.

Por askush nuk shpjegon se cilat prej tyre dhe të prekurit nga “The Hum” po mbledhin firmat për një letër drejtuar kryeministrit Boris Johnson.

Ajo e zhurmave të pashpjegueshme është një fenomen tashmë i parë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë: përgjithësisht këto zhurma mbeten të pashpjegueshme.

Në vitin 1970, gazeta britanike “News of the World”, kishte mbledhur 800 dëshmi nga banorët e Bristolit dhe zonave përreth, të cilët dëgjuan “një zhurmë si një motor që punon në distancë”.

Ka dëshmi të “gumëzhimave” të dëgjuara nga shumë njerëz, por jo të gjithë, në Australi, në plazhin Bondi e kishin vënë re; në vitin 2011 në Durham, po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar; në Finlandë; në Gjermani.

Shkaku pothuajse nuk dihet kurrë. Në internet mund të gjenden riprodhime të këtyre zhurmave: ai i ngarkuar vite më parë në YouTube nga një përdorues i quajtur ‘crysknife007’, është shumë i qartë.

Edhe pse duket i padëgjueshëm nga altoparlantët “normalë” të kompjuterit, thjesht mjafton të vendosen kufjet në vesh dhe të rritet volumi për ta dëgjuar.

Një zhurmë që përdoruesit e tjerë e përshkruajnë si “shumë ankthioze” dhe “bartëse të takikardisë”. Sigurisht, jo një zhurmë me të cilën mund të jetohet.

Efektet shëndetësore të njeriut, jo vetëm psikike, nuk janë për t’u nënvlerësuar: një shembull klasik që bëhet, për të thënë për dëmtimin e një tingulli të padëgjueshëm, është ai prej 19 herz, një frekuencë që në teori veshi i njeriut nuk e dëgjon, por është i njëjti në të cilën orbitat “rezonojnë”, prandaj nëse i nënshtrohen një frekuence të ngjashme, ne e shohim veten duke dyfishuar shikimin tonë.

Frekuenca të tjera “të padëgjueshme” ndërhyjnë në mushkëri dhe stomak, duke shkaktuar të vjella ose panik.

Përveç kësaj, zhurmat që janë shumë të larta mund të shkaktojnë lëndime ose vdekje. Nuk është për t’u habitur, midis shpjegimeve të mundshme të të ashtuquajturës “sindroma e Havanës”, që prek diplomatët amerikanë në Kubë, ka edhe frekuenca të zërit të emetuara – në një sulm të mundshëm jo-konvencional – nga armët zanore, por që nuk gjurmohen kurrë. Një tjetër mister./ Corriere della Sera