Aktualitet Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë së...

Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë së Fierit

Një efektiv i Policisë së Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykate për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Nënkomisari Taulant Ismailaj, specialist i seksionit të luftës kundër narkotikëve në Policinë e Fierit, akuzohet se ka favorizuar shpërndarës të ndryshëm të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës.

Ndaj tij, gjykata ka vendosur po ashtu edhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se në bazë të hetimeve të deritanishme, nënkomisari Taulant Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit.