Aktualitet “Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu nxjerr foton e të sëmurit rëndë...

“Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu nxjerr foton e të sëmurit rëndë me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e vet në Facebook foton e një pacienti në gjendje të rëndë, i shtruar në Spitalin Infektiv për shkak të COVID-19.

Ajo bën thirrje që secili të japë kontributin e vet në kufizimin e përhapjes së virusit, i cili siç shprehet është i rrezikshëm dhe tinëzar.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën, vendose maskën, ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan ministrja.