Bota Nuk ndalet rritja e rasteve të reja në Itali

Nuk ndalet rritja e rasteve të reja në Itali

Ditët e fundit rastet e reja me koronavirus në Itali po vijnë vetëm në rritje.

Teksa për disa ditë me radhë u duk sikur situata ishte qetësuar disi, shqetësimi është rikthyer tek italianët.

Këtë të shtunë, autoritetet shëndetësore raportuan për 1.071 raste të reja. Që nga 12 maji, ky numër nuk ishte tejkaluar.

Sipas autoriteteve, shumica e të infektuarve janë zbuluar pas kthimit nga pushimet.

Në orët e fundit ndërruan jetë edhe tre pacientë të tjerë, nga nëntë që ishin një ditë më parë. Në Lombardi nuk është shënuar asnjë humbje jete.