Aktualitet “O Captain! My Captain!” Dedikimi i Borës për babanë, Xhevdet Ferrin

“O Captain! My Captain!” Dedikimi i Borës për babanë, Xhevdet Ferrin

Aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri ishte bërë gjysh vetëm së fundmi, por sëmundja e rëndë nuk e lejoi që të shijonte më gjatë statusin e ri.

Vajza e tij Bora, e cila është bërë së fundmi nënë për herë të parë, bëri një dedikim në Instagram për babanë e ndjerë.

Vajza e tij, ka ndarë në rrjetet sociale një foto bardhë e zi ku shfaqet pranë Xhevdetit dhe në përshkrimin e fotos shkruan pak fjalë, por që shprehin një dhimbje të madhe.

Ajo ka zgjedhur të shkruajë shprehjen më goditëse të poemës së njohur, të Walt Whitman: “O Captain! My Captain!”

Poema është shkruar në shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, dhe bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.