Aktualitet Operacioni “Mezhgorani”, në pranga edhe një futbollist

Operacioni “Mezhgorani”, në pranga edhe një futbollist

Ka shkuar në 36 numri i të ndaluarve për operacionin “Mezhgorani”, në jug të vendit. Bashkë me 35 persona të tjerë, policia bën me dije se është arrestuar edhe futbollisti Aristidh Çoli.

Çoli është i njohur në botën e sportit, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Këlcyrës në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që së fundmi u përjashtua përjetësisht nga Komisioni i Disiplinës, pas goditi me grusht kapitenin e Maliqit, Arlind Xaka, në sfidën që përfundoi 1-1.

Goditja në nofull, i shkaktoi probleme të mëdha futbollistit korçar, i cili u dërgua me urgjencë në spital, teksa më pas iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia raporton se 25 vjeçari Çoli u arrestua në akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”. Çoli ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.