Aktualitet Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 36-vjeçari me rroba ushtarake dhe arsenal armësh

Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 36-vjeçari me rroba ushtarake dhe arsenal armësh

Një 36-vjeçar me iniciale A.L. ka rënë në prangat e Policisë pasi kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat i mbante në makinë me të cilën qarkullonte në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, Policia nuk jep detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.